Rumunët shpenzuan më pak për këtë verë për pushime

Mesatarisht në BE, shtetasit europianë shpenzuan rreth 336 euro për pushime gjatë vitit 2016, ku letonët dhe rumunët shpenzuan më pak nga të gjithë, respektivisht 107,62 euro dhe 124,76 euro, sipas të dhënave të publikura sot nga Eurostat. Qytetarët luksemburgezë shpenzuan më shumë për pushime (rreth 768 euro) në vitin 2016, të ndjekur nga ata të Maltës (rreth 646 euro) dhe austriakët (rreth 607 euro). Sipas Eurostat, qytetarët qipriotë shpenzuan më shumë gjatë pushimeve të tyre sesa gjermanët për të njëjtin vit, rreth 488 euro kundrejt 443 euro, ndërkohë që qytetarët grekë shpenzuan më shumë sesa suedezët, 316 euro kundrejt 219 euro.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet