SPAK, Soreca: BE pret hetime dhe dënime ndaj politikanëve

Bashkimi europian do të mbështesë institucionet e reja të SPAK. E tha Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca i cili kujtoi se tani radhën e kanë politikanët. Lufta kundër korrupsionit në nivel zyrtarësh duhet të jetë frontale, kujtoi ai. Bashkim Europian pret që hetimi i politikanëve nga SPAK të pasohet me ndjekje penale dhe dënime. Kjo është vendimtare. Pse është vendimtare? Sepse lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një përparësi kyçe për Shqipërinë dhe Bashkimin Europian. Shqipëria dhe Ministria e Brendshme në vjeshtën e vitit 2018 nisën një goditje frontale ndaj krimit të organizuar. Operacioni Forca e Ligjit ishte shumë efektive dhe ne presim që kjo të vijojë. Madje, unë pres me padurim të takoj ministrin Lleshaj sa më parë edhe për të diskutuar për këtë punë”, deklaroi ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet