Samiti i BE-së. Emigracioni ndan europën

“Emigracioni”, ka qenë tema e debatit në samitin e Bashkimit Europian, si pjesa më e tensionuar e cila ka ndarë europën. Tensioni mes liderve të BE-së është rritur për shkak të anijes Aquarius e cila nuk është lejuar të zbarkohet në brigjet italiane. Linjë e nxehte ka qenë premtimi i qeverisë italiane nga kryeministri Conte, i cili ka theksuar se do të vendosë veton nëse vendet e tjera nuk do të tregojnë dëshirë të dëgjojnë kërkesat e romës. Kryeministri italian ka bllokuar vendimin duke refuzuar të votojë vendimin duke anuluar kështu edhe konferencën për shtyp.

Mbi tavolinën e drejtuesve të BE-së, tema kryesore e takimit ka qenë “fluksi i emigrantëve”, grupimi i dublinit, krijimi i platformave të zbritjes në vendet afrikane për të individuar ata që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare mes emigrantëve të cilët mbërrijnë të parët në brigjet europiane.

Ajo që ka sjellë më tepër probleme, ka qenë moszbatimi i Konventës së Gjenevës në respektimin e të drejtës ndërkombëtare. Gjatë viteve të fundit janë firmosur marrveshje me vendet si Turqia dhe Libia, por rezultati ka qenë jo pozitiv, pasi reduktimi i fluksit të emigrimit nuk është zbutur si dhe ka patur shumë shkelje ndaj të drejtave të njeriut.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet