Sebastian Kurz sot në Prishtinë dhe Beograd

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, vendi i të cilit mban presidencën e radhës në BE takon sot krerët më të lartë të Beogradit dhe të Prishtinës, për të folur mbi prespektivat e integrimit të këtyre dy vendeve dhe marëdhëniet mes tyre. Beogradin zyrtar e ka vizituar edhe presidenti austriak Alexander van der Bellen. Ballkani perëndimor është ndër 5 prioritetet e presidencës austriake e cila mbaron në fund të këtij viti. Vjena mbështet integrimin e Ballkanit perëndimor në bllok, dhe pse kjo ka nevojë për përpjekjet e secilit shtet të formë të ndarë, ka bërë të ditur më parë kancelari.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet