Sfidat e SPAK, Soreca takon Krajen

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Arben Kraja me të cilin ka biseduar rreth sfidave të SPAK. “Takim shumë produktiv sot me Kryetarin e SPAK-ut, Arben Kraja. Ne diskutuam sfidat e SPAK si institucion i ri. Kemi shkëmbyer gjithashtu rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat vendore dhe për zbatimin e ligjit të ri dhe për masat parandaluese”, – tha Soreca.

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

0 Komentet