Schultz: Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Suzanne Schultz, ambasadorja gjermane përgjatë një interviste televizive theksoi edhe problemet për të cilat vuan Shqipëria sot, dhe mundësnë për të qenë pjesë e BE-së. Ambasadorja tha se krimi i organizuar në vend është mjaft shqetësues. Fokus i luftës ndaj krimit, tha Schultz, duhet të jetë goditja e drejtuesve të këtyre aktiviteteve, sepse vetëm kështu mund të goditet i gjithë zinxhiri kriminal. Gjermania ka mbështetur nismën e ministrisë së brendshme për krijimin e një task force, ndaj ka dërguar eksepertë që do të qëndrojnë për një kohë të gjatë në Tiranë. Përsa i ërket integrimit të Shqipërisë në BE, ambasadorja tha se ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë, por plotësimi i 5 kushteve bazë do të jetë celsi që do të japë dyert drejt integrimit në BE. Reforma e sistemit të drejtësisë, lufta ndaj krimit të organizuar dhe ndaj korrupsionit janë themelet që duhet të këtë Shqipëria për tu integruar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet