Shëndetësia, BE publikon udhëzimet për të luftuar korrupsionin

Vendet anëtare të Bashkimit Europian do të udhëzohen nga disa rregulla të përbashkëta për të luftuar korrupsionin në kontekstin e emërgjencës shëndetësore, që ka shkaktuar pangemia Covid-10. Ndërhyrje të shpejta dhe lirimi i fondeve të mëdha rrezikon që të rrisë korrupsionin sidomos tek prokurorimet publike. Organi antikorrupsion i Këshillit të Europës, GRECO, vlerëson se: “rreziqet e korrupsionit nuk duhen nënvlerësuar ndërkohë që vendet përballen me emergjenca të pamohueshme, dhe pushteti përqëndrohet, liritë e të drejtat shmangen e sasi të mëdha parashë futen në ekonomi për të lehtësuar krizën”, tha për Zërin e Amerikës në një komunikim përmes Skype-t Gianluca Esposito, Sekretar ekzekutiv i GRECO. Një flamur portokalli për zonat e rrezikut nëpër botë. Sektori i shëndetësisë është ai që ekspozohet në mënyrë të veçantë, për shkak të rritjes së menjëhershme të nevojës për furnizime mjekësore dhe thjeshtimit të rregullave të prokurimit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet