Shengeni Ballkanik e bën integrimin në BE më të plotë dhe më të lehtë

“Shengeni Ballkanik e bën integrimin në Bashkimin Europian shumë më të plotë dhe më të lehtë”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij në konferencën në konferencën “Një kontinent një e ardhme” të organizuar nga fondacioni “Qemal Stafa”, Kryeministri Rama tha se “nga metodologjia e re ka një element rajonal të përfshirë aty dhe vendet tona herët a vonë do të maten jo vetëm me atë që bëjnë së brendshmi, por edhe sesi si sillen ndërmjet tyre. Nëse për momentin nuk kemi shans për tu integruar në hapësirën e katër lirive të Europës në BE kemi mundësinë ta bëjmë këtë me rajonin e ndërkohë individualisht na duhet të punojmë për tu vlerësuar e për tu shpërblyer në raport me integrimin e vendit, në pikëpamjen rajonale ne mund ta bëjmë këtë paralelisht, është në dobi për gjithkënd, për njerëzit, punonjësit, sipërmarrësit, turistët, për të gjithë”.

“Nuk është aspak e ngjashme me BE-në për një pikë sepse nuk na duhet konsensus për gjithçka është shumë e hapur, fleksibël, e lirë për gjithkënd, nuk ndërtohet mbi bazën e mekanizmit të konsensusit që kushdo që është pjesë e kësaj nisme duhet të bjerë dakord për gjithçka, jo, çdo vend, çdo shtet merr vendimet e veta”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “nëse do ta bësh lirinë e lëvizjes së njerëzve mallrave me tre vende mund ta bësh me tre vendet, por duhet të jesh pjesë e nismës për të pranuar parimet, për ti lënë të tjerët të bëjnë atë që duan të bëjnë. Kjo është arsyeja pse them liria e lëvizjes së njerëzve është e mundur vetëm duke i pasur të gjithë si pjesë e kësaj nisme , në të kundërt nuk funksionon, sepse në momentin që një vend largohet i vetëm nga kjo nismë dhe pa asnjë marrëveshje në parim me vendet e tjera patjetër në Ballkan ka gjithnjë mundësi të thuhet po bëjnë këtë vend të madh apo atë vend të madh”.

“Nëse themi edhe e kemi thënë më përpara dhe nuk ka funksionuar që do të hapim kufirin me Kosovën dhe do të kemi lirinë e lëvizjes së njerëzve nuk është ndoshta Beogradi që do të hidhet, por është Uashingtoni, Brukseli që thonë jo në asnjë mënyrë. Në momentin që ne ishim drejt kësaj rruge në tetor patëm disa sinjale nga Brukseli për të qenë të kujdesshëm që të mos konsideronim asnjë lëvizje të një forme tjetër nëse rezultati do të ishte negativ, pra saktësisht për të mos marrë në konsideratë hapjen e kufirit, pse sepse nuk mund ta bësh nëse nuk ke dakordësinë e të tjerëve për të lëvizur në baza të të njëjtit parim”, – sqaroi Rama.

Kryeministri u shpreh se nëse “Kosova është pjesë e kësaj nisme nuk është e detyruar të bëjë të njëjtën gjë me Shqipërinë dhe Serbinë, është shumë është e thjeshtë dhe kjo është ajo që kemi rënë dakord me Serbinë, që Serbia nuk duhet dhe nuk mund të vendosë asnjë veto, asnjë kusht, asnjë paragjykim për mënyrën sesi vendet e tjera shtetet e tjera duan të ecin brenda kësaj nisme”.

“Ti thuash jo kësaj është ti thuash jo historisë, të ardhmes dhe jam i sigurt që kjo do të na bëjë bashkë të gjithëve, jam i sigurt që herët më shumë sesa vonë do të jemi pjesë e kësaj se nuk mund të vazhdojmë të rrimë të refuzojmë e kundërshtojmë gjëra që janë kaq të qarta, që nuk kanë asnjë problem”, – tha Rama.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet