Shifrat janë pozitive, por Holanda bën të veten me shqiptarët. Po lindin nacionalizmat?

Përfaqësuesi i Holandës në BE, Robert de Groot i ka bërë kërkesë zyrtare Komisionit Europian për rikthimin e vizave për Shqipërinë.

Në letrën drejtuar komisionerit për migrimin dhe punët e jashtme, Dimitris Avramopulos, Holanda kërkoi me shkrim që Komisioni Europian të konsiderojë pezullimin e libeeralizimit të vizave për shtetasit shqiptarë.

Parlamenti Holandez votoi pro propozimit për heqjen e vizave me Shqipërinë për shkak të kriminalitetit të shtuar shqiptar në këtë vend.

Por, po të shohim të dhënat mbi shkeljet penale nga shtetasit shqiptarë të dyshuar në Holandë, nga 710 persona në vitin 2016, ato kanë zbritur në 499 në vitin 2017 dhe në 470 persona të dyshuar në vitin 2018. Për më tepër, midis 244.500 të dyshuarve në regjistrin përkatës të autoriteve holandeze për vitin 2018, shqiptarët përbëjnë vetëm 0.2% të rasteve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Gezim Lushaj   e Premte 31 Maj, 2019

    Ska.faj kerkush.se.zullumqari keshtu.do.Thot.po nuke e.shikoni se.nuk.mbeti model.krimi dhe.celul komuniste pa.vepruar.ne.kte servil.popull respekt