Shkelin rregullat e Schengen, riatdhesohen 31 shqiptarë

FRONTEX në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, atë franceze dhe belge kanë organizuar fluturimin me avion të 31 shqiptarëve, me qëllim riatdhesimi për shkak të thyerjes së rregullave gjatë qëndrimit në zonën Shengen. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u bëjnë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë të zbatojnë rregullat e caktuara për qëndrimin në vendet e Bashkimit Europian dhe i drejtohen qytetarëve të mos aplikojnë për azil, pasi asnjë kërkesë qoftë politike apo ekonomike nuk pranohet. “Shqipëria është një vend i origjinës së sigurt dhe çdo tentativë për të shkelur rregullat e lëvizjes së lirë nga ana e shtetasve shqiptar, do të ketë pasoja për ta. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u kërkojnë të gjithë qytetarëve të mos aplikojnë për azil, pasi asnjë kërkesë qoftë politike apo ekonomike nuk pranohet. Shanset për të fituar azil janë zero.Policia e Shtetit shqiptar ka marrë të gjitha masat në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar për të forcuar, mbikëqyrur dhe parandaluar tentativat për azil, duke vënë përpara ligjit shkelësit.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet