Shpresoj që në tetor Këshilli të miratojë vlerësimin tonë pozitiv

Përkrah rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe shpresoj që në tetor Këshilli të miratojë vlerësimin tonë pozitiv, deklaroi eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn në samitin e Poznanit, sipas europeanwesternbalkans.com. ”Të dyja vendet kanë zbatuar reformat, veçanërisht në fushat e përmendura në konkluzionet e Këshillit të qershorit të 2018-ës”, theksoi ai. Në hapje të Forumit të Shoqërisë Civile dhe Biznesit, në kuadër të samitit të Poznanit, Hahn shpjegoi se BE duhet t’u përmbahet premtimeve, pasi dështimi për të shpërblyer progresin e këtyre vendeve do të dëmtonte besueshmërinë e unionit. Hahn shtoi se liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë për marrëdhënie të mira fqinjësore, për bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin, pasi këto ishin kushte për t’iu bashkuar BE-së.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet