Shqipëria në BE, qeveria nis takimet javën e ardhme në Bruksel

Në kuadër të hapjes së negociatave, qeveria shqiptare do të nisë javën e ardhshme takimet në Bruksel. Kryeministri Edi Rama, Ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, si edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj do të priten nga zyrtarët më të lartë të unionit. Takimet nisin ditën e hënë ndërmjet ministrit Bushati dhe zëvendëspresidentin e Komisionit Europian, Frans Timmermans. Më pas do të vijojë takimi me komisionerin për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Dimitris Avramopoulos. Axhenda do të përmbyllet me takimin mes ministrit e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe komisionerit Avramopoulos ditën e mërkurë. Takimet vijnë në një moment pasi qeveria është shprehur pozitive për hapjen e negociatave vitin e ardhshëm

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet