Shqipëria po siguron besimin e BEsë me vetingun

Reforma në drejtësi po ecën sipas parashikimeve. BE është e qartë, prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar po dalin jashtë sistemit të drejtësisë. Shqipëria po siguron përpara çeljes së negociatave besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë, pak e nga pak. ”Në Shqipëri problemet politike tani janë në plan të parë si për shembull fakti që opozita është jashtë parlamentit, fakti që qeveria ka vështirësi në ruajtjen e dialogut si edhe procedura në vazhdim për shkarkimin e presidentit”, tha Eurokomisioneri Johannes Hahn, për të përditshmen Der Standard. Ai ka diçka për ti thënë dhe opozitës. "Të akuzosh shqiptarët që Gjykata Kushtetuese nuk funksionon, për shembull, nuk është e ndershme, sepse kjo tregon se sa e suksesshme ka qenë puna për largimin nga sistemi të prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar”, thekson Hahn në këtë intervistë, duke kërkuar që palët të ulen në dialog, për të mirën e shqiptarëve. Më shumë 90% e popullsisë kërkojnë çeljen e negociatave me BEnë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet