Sondazhi/ 79% e shqiptarëve kanë besim tek Reforma në Drejtësi

Ashtu si dhe herë të tjera Ambasada e BEsë në Tiranë ka bërë thirrje që partitë politike të gjejnë një kompromis.

"Kultura e kompromisit nuk është medoemos tipike për këtë vend; ajo duhet të bëhet një moment ku takohen interesat", tha Soreca, i cili kërkon që palët të gjejnë një urë dialogu. Ka një interes mbi të gjitha partitë dhe ky është "interesi për shqiptarët". BE është në krah të shqiptarëve. “Ne kemi një mandat të fortë nga qytetarët shqiptarë, 93% prej të cilëve duan të hyjnë në Bashkimin Europian, por gjithashtu edhe një përgjegjësi të fortë. Dhe tani është koha për ne që të japim rezultate, por është gjithashtu koha që partitë politike të këtij vendi të gjejnë një kompromis”, tha Ambasadori. BE është e kënaqur me përceptimi që qytetarët shqiptarë kanë për BEnë. 93% e tyre janë pro integrimit. 79% e tyre besojnë se reforma e drejtësisë është gjëja e duhur për të bërë. Dhe vetëm 13% e qytetarëve shqiptarë besojnë se reforma e drejtësisë nuk po shkon në drejtimin e duhur.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet