Soreca apel politikës, ''mbroni interesat e popullit''

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca i ka bërë sërish apel politikës shqiptare për dialog, në mënyrë që vendi të bëjë përpara në rrugën e integrimi europian. Në një postim në “Twitter” me rastin e vizitës së përfaqësuesve të vendeve të BE në Tiranë, Soreca shkruan se është bërë përparim i konsiderueshëm krahasuar me qershorin e kaluar, ndërsa shton se ka ende punë për të bërë deri në qershor kur pritet dhe vlerësimi për Shqipërinë “Është bërë përparim i konsiderueshëm që nga qershori i kaluar. Ka ende punë për t’u bërë deri në qershorin e ardhshëm. Është me të vërtetë koha tani për të kapërcyer dallimet partiake dhe për t’u angazhuar në dialog. Për të mbrojtur interesat e popullit shqiptar që dëshiron të vazhdojë të lëvizë drejt”, shkruan Soreca.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet