Soreca takim me Bashën në selinë e PDsë

Pak orë përpara protestës së dytë të opozitës, brenda një harku kohor shumë të shkurtër, ambasadori i BE, Luigi Soreca do të zhvillojë një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Takimi pritet të zhvillohet në zyrë e liderit demokrat. Që pas dorëzimit të mandateve, opozita i ka "shpallur" luftë ndërkombëtarëve, kur herë pas herë, në fokus të akuzave të tyre nuk i kanë shpëtuar as ndërkombëtarët. Mbrëmjen e 11 majit, duke u gdhirë 12 maji, janë shënuar incidente të patolerushme, ku në fokus ka qenë vetë ambasadori i OSBE, Borchardt. Pas deklaratave të këtij të fundit, për dhunën në protestën e opozitës, atij i është lënë një shënim në hyrjen e pallatit ku ai banon. "Turp për ju". Rama deklaroi sot se "Natën është kërcënuar ambasadori i OSBE pas deklaratë që foli për organizatorë për dhunë kriminale". Ndërkombëtarët kanë dënuar dhunës e ushtruar në protestën e 11 majit. /Shqiptarja.com/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet