Soreca, të rinjtë duhet të ndikojnë në vendime

“Të rinjtë janë e ardhmja e vendit, dhe ajo e ardhme është në Bashkimin Europian”, deklaroi sot ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Soreza theksoi se “me 40% të popullsisë më të re se 30 vjeç, Shqipëria është një nga vendet më të reja në Europë”.

“Të rinjtë duhet të jenë pjesë e vendimeve që ndikojnë tek ta. Për ne, kjo do të thotë të bëjmë më shumë për t’i përfshirë të rinjtë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian”, u shpreh Soreca.

Për të përgatitur Javën e Europës 2019, ambasadori tha se “ne jemi angazhuar me shkollat, universitetet dhe organizatat rinore për të krijuar hapësira dialogu”. “Hapësira ku mund të diskutohen prioritetet, ndjenjat rreth Bashkimit Europian, shpresat dhe shqetësimet e të rinjve. Në vitin 2019, u prezantua një Strategji e re Europiane për Rininë që të rinjtë të artikulonin prioritetet e tyre dhe të merrnin pjesë në politikëbërjen e BE-së. Java e Europës 2019 shënon fillimin e këtij dialogu të strukturuar me BE-në në Shqipëri”, tha ambasadori Soreca.

Po ashtu, ai vlerësoi dhe nxiti çdo nismë vullnetarizmi nga të rinjtë./m.m/r.e/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet