Soreca videokonferencë me ambasadorët e vendeve të BEsë: COVID19 kërkon vazhdimësi në distancë, por edhe biznes

Hapja e negociatave, mbështetja e BE për të luftuar COVID-19, dhe bashkëpunimi konsullor ishin në qendër të takimit me anë të një videokonference që kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca zhvilloi sot me të gjithë ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian të akredituar në Shqipëri, edhe ata jorezidentë në vendin tonë.

“Kriza COVID-19 kërkon vazhdimësi në distance, por edhe në biznes”, theksoi ambasadori Soreca.

“Pata kënaqësinë sot të kryesoja videokonferencën e takimit të Shefave të Misioneve të vendeve të Bashkimit Europian në Shqipëri, përfshirë edhe jo rezidentët”, tha ai.

“Takimi u përqendrua në vazhdimin e hapjes së negociatave, mbështetja e Bashkimit Europian për të luftuar COVID-19, dhe bashkëpunimi konsullor”, nënvizoi Soreca.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet