Soreca: Duhet një marrëveshje e menjëhershme në Këshillin Politik

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka theksuar sot se, reforma zgjedhore plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Ai ka shtuar se, një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme dhe duhet të përfundohet.“Reforma Zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara në integrimin europian.

Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme dhe duhet të arrihet tani për të nisur negociatat e pranimit në Bashkimin Europian sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklaron Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet