Të gjelbrit europianë kërkojnë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Partia e të Gjelbërve Europianë, me rastin e samitit për Ballkanin Perëndimor, që po zhvillohet në Poznan, në kuadër të Procesit të Berlinit, ka kërkuar në një afat sa më të shkurtër për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. ”Bashkimi Europian rrezikon që sërish të shkaktojë ringjallje të nacionalizmit në Ballkanin Perëndimor, nëse ngadalëson procesin e hapjes së dyerve për negociatat. Komentet e presidentit francez Emmanuel Macron, pak kohë para prosesit të zgjerimit e pengojnë dhe e minojnë thellësisht detyrën e rëndë të arritjes së konsensusit”, thuhet në deklaratën për shtyp të të gjelbërve. Ata kujtojnë se është hera e dytë që shtyhen negociatat krahas rekomandimit të Komisionit Europian. “Nuk ka arsye që reforma e brendshme e BE-së dhe negociatat inkuadruese të mos zhvillohen njëkohësisht. Edhe një refuzim në tetor të këtij viti mund ta vendosë në rrezik të gjithë procesin dhe të sjellë në ripërtëritjen e tensioneve të cilat do të ishin katastrofale për BE-në në tërësi”, thuhet në deklaratë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet