Theresa May letër të hapur qytetarëve europianë. Qëndroni në Britani, do t'ju mbrojmë

Kryeministrja britanike Theresa May, në një letër të hapur drejtuar mbi tre milion europianëve të cilët jetojnë në Britani, ka shprehur se do të njohë të gjitha të drejtat e tyre. “Qytetarët e Bashkimit Europian të cilët jetonë ligjërisht në territorin tonë, mund të vazhdojnë të jetojnë”. Negociatat me Brukselin mbi këtë temë janë duke vazhduar, ndërkohë që May thekson se janë afër një marrveshjeje.

Theresa May në mbledhjen e radhës së Komisionit Europian në të cilin do të flitet edhe për Brexit, ka siguruar se “të drejtat e qytetarëve janë prioriteti im. E di gjithashtu se edhe kolegët e mi kanë të njëjtin objektiv, atë të mbrojtjes të së drejtave të qytetarëve të BE-së që jetojnë në Britani dhe të britanikëve që jetojnë në BE”.

”Kur e nisëm këtë proces, disa na kanë akuzuar se i kemi trajtuar qytetarët e BE-së në mënyrë jo të respektuar sipas negociatave. Por e vërteta nuk është më larg. Pasi qytetarët europianë që jetojnë në Britani kanë dhënë një ndihmë tepër të madhe për vendin tonë. Ne duam që ata të qëndrojnë këtu me familjet e tyre. Nuk mund të jetë asgjë tjetër më e qartë se kaq. Qytetarët që jetojnë ligjërisht në Britani, do të vazhdojnë të jetojnë të qetë”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet