Theresa May: Edhe pas largimit nga BE, Britania synon marrëdhënie të zgjeruara me Unionin

Britania e Madhe kërkon marrëdhënie të ngushta ekonomike me BE edhe pas Brexit. Kryeministrja britanike, Theresa May deklaroi se marrëdhenie të tilla janë edhe në interesin e vetë BE-së. Shefja e qeverisë britanike e përjashtoi pjesëmarrjen në unionin doganor, por në të njëjtën kohë ajo synon një marrëveshje doganore me BE, që i bën të pavlefshme kontrollet kufitare. “Marrëveshja pas Brexit duhet të përfshijë mjaft sektorë si çdo marrëveshje tregtare në botë dhe ne nuk duam futjen e doganave apo kufizime”, theksoi May.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet