Tusk: Në postet më të larta të BE të jenë edhe dy gra

Shpresoj që në postet më të larta të Bashkimit Europian të vendosen edhe dy zonja, deklaroi presidenti aktual i Këshillit, Donald Tusk, i cili mbajti një konferencë shtypi në fund të takimit jozyrtar të të 28-ëve mbi emërimet. “Ambicia ime dhe plani im është që në krye të ketë edhe dy gra”, theksoi ai. Kancelarja Angela Merkel në diskutimin e saj, përsëriti mbështetjen e saj për kandidatin kryesor të PPE, Manfred Weber, dhe ishte e hapur për dialog dhe një kompromis. Presidenti Tusk foli për emërimet në BQE, duke deklaruar se “nuk është i hapur për konkurrencën midis palëve, ajo duhet të mbetet e pavarur nga politika”. “Europa është fituesja e këtyre zgjedhjeve. Shumica e votuesve votuan për një Bashkim Europian më të efektshëm dhe hodhën poshtë ata që donin një Europë më të dobët’’, përfundoi Tusk.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet