Donald Tusk

Tusk: të fillojnë negociatat në përputhje me rekomandimet e Komisionit

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, tha se beson që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, do t’i hapen negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Pas takimit me kryeministrin Zaev, Tusk shkruan në Twitter: “Besoj se mund të ketë një vendim: Të fillojnë negociatat në përputhje me rekomandimet e Komisionit, si, me Maqedoninë e Veriut ashtu dhe me Shqipërinë. Pyetja sot nuk është nëse, por kur”, mbyll reagimin e tij kreu i Këshillit Europian pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet