Ursula von der Leyen

Unioni letër vendeve anëtarëve/ Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bënë atë që u kërkuam, të hapim negociatat

Drejtuesit e institucioneve në Bruksel pritet të marrin një vendim për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut së shpejti. Në prag të këtij vendimi Presidenti i këshillit të europës Donald Tusk, ai i Parlamentit europian Davide Sassoli, Presidenti i KEsë Jean-Claude Juncker dhe Von der Leyen i dërguan një letër vendeve anëtare të BEsë për ti hapur rrugë anëtarësimit të Tiranës dhe Shkupit. Ata e quajnë këtë "një provë të aftësisë së Unionit" për të përmbushur premtimet e veta dhe për të parë nga e ardhmja. "Bashkimi Europian ka përpara një zgjedhjeje strategjike. Nëse BE vendos tani për të filluar bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, kjo është një provë e aftësisë së Bashkimit për të përmbushur premtimet e tij dhe për të parë drejt së ardhmes. Bota po pëson ndryshime të shpejta. Nëse BEja do që të ruajë rolin e saj ndërkombëtar dhe të mbrojë interesat e veta, ndërmarrja e një hapi drejt integrimit të atyre vendeve europiane që kanë shprehur interes dhe kanë përmbushur kërkesat për fillimin e proçesit të pranimit do të ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bënë atë që u kërkuam të bënin. Arritja e kësaj kërkoi një përpjekje të konsiderueshme nga qytetarët e këtyre vendeve, për të cilët perspektiva europiane ka qenë një burim i shkëlqyer motivimi dhe vendosmërie. Nuk ka asnjë garanci për sukses. Gjatë rrugës do të ketë një punë mjaft të vështirë për zbatimin e reformave. Anëtarësimi nuk do të ndodhë brenda natës. Dhe të dy vendet janë të vetëdijshëm për këtë. Paralelisht me këtë, bashkëpunimi me BEnë duhet të thellohet për të ecur së bashku me zgjerimin, në interesin e ndërsjellë të qytetarëve të vendeve europiane dhe atyre kandidate. Ne besojmë se tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit me të dy vendet."

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet