Varhelyi: BE të përshpejtojë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe MV

Që të ruajë besueshmërinë e tij, Bashkimi Europian duhet ta përshpejtojë eurointegrimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe ky proces të jetë më shumë dinamik, deklaroi eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në mbledhjen plenare të Parlamentit Europian në Strasburg.

Varheji theksoi se BE-ja duhet t’i hapë negociatat me Shqipërinë dhe MV sepse dy vendet i plotësuan kushtet që u janë vendosur.

”Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse BE-ja i plotëson premtimet që ka dhënë, ndërsa për këtë nevojitet proces më i shpejtë dhe më dinamik”, deklaroi ai.

”Gjatë përgatitjeve të gjata dhe procesit negociues do të na nevojitet kontroll shumë më i fuqishëm me pjesëmarrje maksimale të vendeve anëtare. Në të kundërtën rrezikojmë përforcim të forcave të cilat do të mund t’i shkaktonin dëm procesit negociues”, theksoi eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në mbledhjen plenare të Parlamentit Europian në Strasburg. /ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet