Vendet balltike, rekord për numrin e vrasjeve në Europë

“Tre shtetet balltike Lituania, Letonia dhe Estonia, kanë shifrën më të lartë të krimeve në Europë”. Kjo bëhet e ditur nga një studim i Eurostatit i publikuar në ditën europiane dedikuar viktimave të krimit. Të dhënat janë mbledhur që prej vitit 2915 nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, mbi bazën e të dhënave nga autoritetet e vendeve përkatëse. Janë mbi 5 mijë viktimat e shënuara në regjistrin e zyrave të policisë.

Lituania mban rekordin e vendeve me numrin më të madh të vrasjeve për banorë. Për 1 mijë banorë, vrasjet arrijnë në 5.89%, ndjekur nga Letonia me 3.37% dhe Estonia me 3.19%. Spanja, vendet e ulëta dhe Austria janë vende më pak të goditura nga kriminaliteti. Në termin absolut, Franca ka patur numrin më të madh të vrasjeve në 2015 me 1017 viktima, por në fakt statistikat tregojnë se ka patur mbi 137 të vdekur gjatë atentateve në Paris dhe mbi 20 të tjerë gjatë sulmit në Charlie Hebdo.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet