Vizita e delegacionit të BEsë, Soreca: ka rol të rëndësishëm, mos e dëmtoni reputacionin e vendit

Ambasadori Bashkimit Europian Luigi Soreca, nënvizoi sot rëndësinë e vizitës së delegacionit të Komisionit të parlamentit europanin për çështjet e jashtme, i cili do të raportojë hollësisht në BE, për Shqipërinë. Ata do të zhvillojnë takime me përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës, dhe pas kësaj do të dalin me një konferencë për shtyp. Më herët Soreca kishte paralajmëruar për situatën e paqartë që do të krijontë djegia e mandateve në vend. "Ja përse thamë se djegia e madateve do të ishte kundërprodhuese për demokracinë. Mirëpresim që çdo protestë të jetë paqësore dhe jo me dhunë pasi kjo nuk është gjë e mirë për reputacionin e Shqipërisë", tha Soreca, që nënvizoi rëndësinë e vizitës së delegacionit në Tiranë: "Ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm edhe në të shkuarën. Ata do t'i dëgjojnë të dyja palët dhe ne do të bëjmë një vlerësim përpara zgjedhjeve të qershorit", deklaroi Soreca.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Xhabir Zejnuni   e Martë 26 Shkurt, 2019

    Partia Denokracia Kristiane qe sundoi per 40 vite ne Itali, eshte shkrire dhe tashme eshte nje kujtim qe i perket te kaluares.