Von der Leyuen: Një komisioner britanik? Të shohim!

Një komisioner britanik? Të shohim se çfarë mund të ndodhë deri më 1 nëntor pasi, nëse Britania e Madhe do të kërkonte një zgjatje, ne do t’ia jepnim asaj, deklaroi presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, Ursula von der Leyuen.

“Brexit nuk është fundi i diçkaje, por fillimi i marrëdhënieve tona në të ardhmen me Britaninë e Madhe, me të cilën dua raporte të mira edhe në të ardhmen”, theksoi ajo.

“Di që Phil Hogan është një negociator shumë i mirë dhe i drejtë. Ai e trajtoi portofolin e Bujqësisë në një mënyrë të jashtëzakonshme dhe kjo është ajo që unë pres prej tij edhe si komisioner i Tregtisë. Është shumë e rëndësishme që të ketë një marrëveshje shumë të mirë të tregtisë së lirë me Britaninë e Madhe’’, përfundoi presidentja e KE-së./Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet