Etjen Xhafaj

Xhafaj: hapja e negociatave nuk është e menjëhershme, ja hapat

Zv.Ministri për diasporën, Etjen Xhafaj, tha se hapja e negociatave nuk është një valë e re zgjerimi, por është një proces që ka disa hapa të cilat vendosin kohën e anëtarësimit, duke e bërë të qartë së ky nuk është një proces automatik, por përkundrazi kërkon një kohë relativisht të gjatë.

‘’Goditje do të ishte nëse do të kishim një shtyrje të hapjes së negociatave prej situatës politike në vendin tonë. Eshtë e rendësishme të kemi një vendim të qartë për qytetarët e rajonit, në lidhje me këtë cështje, në mënyrë që të mos dëmtohet politika e brendshme e këtyre vendeve. Ne jemi të vetëdijshëm se kemi ende nevojë për një infrastukturë që të ndihmojë në bashkimin rajonal, në mënyrë që të jenë sa më të thjeshta bashkëpunimet tregtare me qendrën e Bashkimit Europian‘’- shprehet zv.ministri Xhafaj, për Scan Tv.

Sa i takon progresit që ka bërë Shqipëria, ai thekson se kemi një rrjet kontaktesh me investitorët e huaj, pasi ka shumë interes për turizmin, bujqësinë por dhe energjitiken. Sektori më në rritje është ai i turizmit, pasi sipas tij jemi ne që po i kërkojmë investitorëve të shfaqin interes për Shqipërinë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet