Zgjerimi i BEsë, Finlanda: duhet ti përgjigjemi qytetarëve tanë

Në një intervistë për Euroaktiv.com, kryeministri finlandez, Antti Rinne, tha se shpresonte në çeljen e negociatave ndërmjet BEsë dhe Shqipërise me Maqedoninë e Veriut. Gjasat e shumta janë për në Tetor. ”Për sa i përket Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut shpresojmë të hapim negociatat e anëtarësimit në muajin tetor”, deklaroi Rinne. Kryeministri finlandez, Antti Rinne i tha gjithashtu Parlamentit Europian se vendi i tij do të vazhdonte negociatat edhe për një sërë çështjesh të tjera të unionit. Rinne paraqiti katër prioritetet e presidencës finlandeze që janë forcimi i BEsë si lider global në çështjen e klimës, forcimin e vlerave të përbashkëta dhe sundimin e ligjit, forcimin e konkurrueshmërisë së unionit dhe mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve. Është e rëndësishme mbi të gjitha që BE ti përgjigjet pyetjeve të qytetareve të tij, përgjigje të cilat do të jepen njëzëri nga Unioni, jo nga shtete të veçanta.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet