Zyrtarizohet çelja e negociatave, prespektiva e zgjerimit vazhdon

Këshilli europian formalizoi çeljen e negociatave me Shqipërinë. Lajmi u dha nga Ministria e jashtme. Vendimi është një mesazh i mirë për vendin tonë dhe rajonin e Ballkanit. “Ne mirëpresim miratimin nga Këshilli për vazhdimin e procesit të zgjerimit në bazë të Komunikatës së Komisionit për metodologjinë e re: “Pasurimi i procesit të negociatave - Një perspektivë e besueshme në BE për Ballkanin Perëndimor”. Kjo do ta bëjë proçesin më të besueshëm, të parashikueshëm dhe dinamik. Shqipëria është totalisht gati për të plotësuar kërkesat të cilat burojnë nga negociatat e anëtarësimit, sipas metodologjisë së re. Veçanërisht mirëpresim mandatin që i është dhënë Komisionit për të realizuar dhe finalizuar proçesin e shqyrtimit analitik të legjislacionit të BEsë, duke filluar me grupin e thelbësoreve”, vijon deklarata e MEPJsë, e cila siguron vendet anëtare të BEsë dhe institucionet e saj se Shqipëria do të jetë e përkushtuar plotësisht në përmbushjen në kohë të kushteve të kërkuara deri në Konferencën e parë Ndërqeveritare.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet