''Panama papers'': ja emrat e dy shqiptarëve të tjerë

Hetimet në lidhje me skandalin e Panama papers, kanë zbuluar për Shqipërinë dy emra të rinj përveç Ismail Mulletit. Në morinë e dokumenteve, shfaqen edhe emrat e Petraq Shumkës dhe Endrit Malokut. Shumka rezulton aksioner i Sapphire Enterprises Ltd me adresë në Republikën çeke, ndërsa Endrit Maloku rezulton aksioner i Gardiner Ltd, e regjistruar në Kinë. Sipas hetimeve, rezulton se këto dy kompani kanë një lidhje të përbashkët, dhe është kompania Elad Onn me bazë në Izrael. Duket se Shqipëria është përdorur shumë si adresë nga kompanitë arabe. Në një kërkim të thjeshtë, rezulton se janë me dhjetra adresat e lidhura me Shqipërinë të kompanive, shumica e tyre me prejardhje nga Gadishulli arabik. Megjithatë është ende herët për të nxjerrë konkluzione, pasi hetimet nuk janë thelluar ende për Shqipërinë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet