2000 të punësuar si rezultat i trajnimeve profesionale, 41% janë femra

2000 persona janë punësuar si rezultat i trajnimeve të zhvilluara për rritje të kapaciteteve të tyre profesionale, nga të cilat 41% prej tyre janë femra. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, gjatë një takimi me Komitetin Drejtues të programit ProSEED “Për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, nxitjen e punësimit, arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri”, vuri theksin në krijimin e vendeve të punës përmes projekteve të investimit. “Zbatimi i programit ProSEED ka mundësuar: 2000 persona të punësuar si rezultat i trajnimeve të zhvilluara për rritje të kapaciteteve të tyre, nga të cilat 41% janë femra.”- tha ministrja. Denaj shprehet se, bashkëpunimi me Qeverinë Gjermane dhe programin ProSEED do të vijojë edhe në të ardhmen ku priten të ndërmerren iniciativa të tjera në mbështetje të arsimit dhe aftësimin profesional, zhvillimin e sektorit privat dhe përfshirjen sociale që mbështet të rinjtë dhe “made in Albania”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet