22 milion amerikanë të papunë gjatë krizës së Covid-19. 5.2 milion vetëm gjatë kësaj jave

Sipas Departamentit Amerikan të Punës, 5.2 milion amerikanë më tepër, aplikuan për të përfituar të mirat javën e kaluar për shkak të papunësisë, duke çuar numrin e amerikanëve të papunë në 22 milion vetë gjatë katër javëve të fundit. I gjithë numri i forcës punëtore në vend është 159 milionë, nga ku 22 milionë janë të papunë, duke bërë që 1 në 7 amerikanë të humbin vendin e punës.

Nga të dhënat e Reuters, shifrat tregojnë aktivitetin në SHBA. Rajoni i atlantikut të mesëm ka kaluar në nivelin e viteve 1980, ndërsa agjencitë e ndërtimit të shtëpive kanë humbur aq shumë saqë kanë shkuar në nivelin e 36 vjetëve më parë. Muajin e kaluar u pa një ulje e shitjeve nëpër fabrika duke shkuar në nivelin e vitit 1946”, deklaron Reuters.

Sipas Byorsë Amerikane të Statistikave të Punës, Kalifornia është shteti që ka pësuar edhe humbjen më të madhe të vendeve të punës, ndërsa shteti i Georgias ka patur rritje të madhe në numrin e të papunëve nga java e fundit deri tek urdhëri i qëndrimit në shtëpi.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë deklaron se “programi i borxhit federal të emergjencës për bizneset e vogla që do të mbajnë stafin të punësuar është në krizë për para”. Administrata e Bizneseve të Vogla ka deklaruar se “është e pamundur të pranohen aplikime të reja bazuar në marrjen e fondit të përfitimit”.

Programi i mbrojtjes së pagesës prej 349 milion dollarësh ka qenë pjesa qendrore e paketës rrezikuese ekonomike prej 2 trilion dollarësh për Covid-19, duke u mbaruar brenda dy javësh. Presidenti Trump është duke planifikuar hapjen e ekonomisë, pavarësisht kundërshtimee të bëra nga guvernatorët e shteteve dhe ekspertët e shëndetit publik për shkak të përhapjes shumë të fortë të koronavirusit në vend.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet