Zhvlerësohet Leku

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 139.59 lekë, 0.04 lekë më pak se një ditë më parë

TIRANE - Në tregun e këmbimit valutor vendas, të shtunën, që përkon dhe me fillimin e muajit Gusht, Leku ka humbur pikë ndaj dollarit amerikan dhe ka fitur lehtë në këmbim me euron. Një euro u këmbye sot me 139.59 lekë, 0.04 lekë më pak se një ditë më parë, duke iu larguar nivelit më të ulët të vitit prej 139.47, që u arrit në 21 korrik. Ndërsa dollari ka shënuar rritje me 0.21 lekë sot, duke u këmbyer me 127.49 lekë, krahasuar me ditën e mëparshme. Në tregjet ndërkombëtare dollari vazhdon të ruajë pozita të forta në këmbim me euron cka refletrohet edhe në tregun vendas. Ndërsa monedha e përbashkët evropiane euro, mbetet relativisht e fortë, ndonëse ka rënë në tregjet ndërkombëtare dhe nga ana tjetër, kjo është një periudhë kur tradicionalisht leku fiton terren mbi valutat, por kërkesa e lartë për të, po favorizon forcim të saj kundrejt lekut.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet