30 kompani Call center mbyllin dyert në Shqipëri, frikë nga gjobat dhe kriza

Flitet për 30 kompani të call centerave që kanë mbyllur aktivitetin e tyre në Shqipëri deri tani, me një numër kompleks të vendeve të punës rreth 2-3 mijë. Kompanitë kanë patur një qëndrim në vend mbi 5 vjet dhe kontrata eksluzive me multinacionale. Genti Drenova, përfaqësues i shoqatës së call centerave në Shqiperi, në një intervistë për Top channel, thotë se kjo ka ndodhur për shkak të ligjit të ri të aprovuar nga Parlamenti italian, i cili penalizon këdo që e shkel atë deri më 50 mije Euro. Ligji thotë se kur klienti kërkon të merret nga Italia apo brenda BEsë, operatori është i detyruar ti kalojë telefonatën një operatori me nënshtetësi italiane, kjo sigurisht me kosto për call centerin, prandaj ky ligj mund të ketë efekte negative në vend.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet