315 mijë Euro financime për infrastrukturën në Pejë

Më shumë se 315 mijë Euro do të financohën në qytetin e Pejës, në disa projekte infrastrukture. Kjo u bë e ditur gjatë nënshkrimit të memorandumit nga zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu dhe nënkryetari i komunës së Pejës, Shkumbin Gashi. Me këtë rast, u përditësuan edhe marrëveshjet paraprake nga vitet paraprake, 2016 dhe 2017, me të cilat garantohen mjetet financiare për projektet, që janë në realizim e sipër. Disa nga projektet që Ministria e Infrastrukturës ka planifikuar për këtë vit në Pejë janë: Asfaltimi i rrugës Bogë-Shkrel-Koshutan-Molika e Sakut, Asfaltimi i rrugës Maja e Zezë-Peklen-Shtypeq i Vogël-Varri i Sykut, Asfaltimi i rrugës Drelaj-Llutov-Pepaj, Asfaltimi i rrugës Gllaviqicë-Vragoc,Ndërtimi i rrugës Novosellë-Lipë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet