36 milionë Euro për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas, hua nga BERZH

Së shpejti pritet të fillojë ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas. Projekti i qeverisë synon rehabilitimin e linjës ekzistuese dhe ngritjen për herë të parë të një linjë hekurudhore me aeroportin e rinasit. Marëveshja u miratua dje në komisionin ekonomisë, për një hua nga €36 milionë të marrë nga BERZH. Zv.ministri i financave Erjon Luçi, tha se kostoja e plotë e projektit është €90,5 milionë, nga këta €34,9 milionë janë grande të Bashkimit europian. Luçi e quan "projekt racional në aspektin e disbursimit". Hekurudha pritet të përfundojë brenda vitit 2020. Ky projekt pritet të reduktojë trafikun rrugor në autostradën e durrësit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet