Shkeljet, 443 biznese nuk deklaruan punonjësit

Janë 2,792 punonjës të cilët janë futur në skemën e kontributeve, pasi bizneset u konstatuan me shkelje. Lajmi u konfirmua nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Ajo ka marrë një planë masash në kuadër të sezonit turistik, është edhe garantimi i respektimit nga ana e tatimpaguesve të detyrimit për të regjistruar të gjithë punonjësit e angazhuar në biznes, me kohë të plotë apo të pjesshëm. Referuar të dhënave të DPTsë, gjatë periudhës 28 Maj -12 Gusht 2018, janë evidentuar 443 tatimpagues me punonjës të padeklaruar në skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Në total vlera e shkeljeve për punonjësit e padeklaruar, për këta tatimpagues, është rreth 42.2 milionë lekë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet