Reformohet AIDA. Plane për kredi të lehtë

‘2018’ kredi me vetëm deklaratë tatimore në banka. Pesë rrugët e reja të zhvillimit të vendit. Tender ndërkombëtar për zonën ekonomike dhe industriale

TIRANE - Shqipëria do të rritet sipas pesë prioriteteve kryesore të cilat varen nga lufta kundër informalitetit. E reja vjen në Shtator me fushatën kundër evazuesve fiskal, duke filluar nga vetë bizneset. Kjo nënkupton dhe korrupsionin në administratën e tatimeve. Aksionet do të fillojnë në çdo qytet. Pak kohë më parë në Shkodër, në një aksion të policisë, u arrestuan nëntë punonjës të tatim taksave.

"Synimi ynë është të ulim taksat dhe kjo do të vijë përmes uljes së informalitetit" tha Kryeministri Edi Rama në konferencën e organizuar nga ministria e Ekonomisë në qendren Howard, Tiranë.

Ulja e informalitetit rrit besimin e bankave ndaj biznesit, çfarë do të thotë më shumë kredi. Më pas dhe një deklaratë e guximshme. Për të marrë një kredi në bankë do të mjaftojë vetëm një deklaratë tatimore, duke filluar nga Janari i vitit 2018, mandatin tjetër të mundshëm. Por a do të pranojnë ndonjëherë bankat të japin kredi duke paraqitur vetëm një deklaratë tatimore ? Mbetet për t'u kuptuar.

Sidoqoftë kryeministri sot prezantoi një vizion të ri për rritjen ekonomike në mes të këtij mandati. Ekspertët e BEsë kanë identifikuar rrugë të reja zhvillimi, siguron. Energjia, nafta, mineralet, bujqësia, turizmi dhe manifaktura. "Ajo që ka ndodhur më parë ka qenë dhënie tërësisht pa kontroll e të drejtave të zhvillimit, duke çuar në një zhvillim kaotik" sqaron Rama.

Në konferencë foli dhe ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj. Ministria do të bëjë një analizë të investimeve të huaja direkte, do të përgatisë tenderin ndërkombëtar për një zonë të madhe industriale për manifakturën, do të merret me zhvillimin e sektorit të akuakulturës, agrobujqësisë etj për të qenë "gati para aderimit në BE - kërkon Ahmetaj që më pas shtoi se - do të reformohet dhe AIDA".

Brenda 20 ditëve pritet të çelet tenderi ndërkombëtar për zhvillimin e zonës ekonomike industriale. Ministri vlerësoi dhe nisjen e një networku me shqiptarët nëpër botë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet