A do të ketë penalizime për ata që përdorin qeset plastike?

Zv/ministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi e filloi fjalën e saj duke qetësuar konsumatorët. Nuk do të ketë penalizime, për ata të cilët nuk përdorin qese plastike. Qëllimi është jo të penalizojmë por të mbajmë një ambjent të pastër në Shqipëri dhe të të kemi reduktim maksimal të qeseve plastike. Zv/ministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi, evidentoi masat që janë ndërmarrë për reduktimin e qeseve plastike në vend. “Puna e Ministrisë përsa i përket zbatimit të VKM 232 të vitit 2018 për qeset plastike është fokusuar në tre drejtime kryesore. Së pari kanë qenë takimet me target-grupet te të cilat fokusohet kjo VKM, me shoqatat e prodhuesve, me shoqatat e prodhuesve të plastikës, me shoqatat e ricikluesve, bashkimin tregtar, rrjetin e supermarketeve”, tha Çuçi. Ajo theksoi se takimet do të vazhdojnë me të gjithë target-grupet deri tek tregtarët e vegjël.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet