230 miliardë Lekë dolën jashtë bankave shqiptare

Vlera e totale e parasë jashtë bankave arriti në fund të Korrikut në 230 miliardë lekë, ose rreth 6% më e lartë që nga fillimi i vitit

TIRANE - Banka e Shqipërisë, në raportin e fundit të saj statistikor vëren se, vlera e totale e parasë jashtë bankave arriti në fund të Korrikut në 230 miliardë lekë, ose rreth 6% më e lartë që nga fillimi i vitit. Ekspertët bankar shprehen se, shtimi i parasë jashtë bankave gjatë verës mund të jetë pjesërisht një zhvillim sezonal, për shkak të shpenzimeve të familjeve për pushime. Megjithatë, sipas tyre, rritja e parasë jashtë sistemit bankar mund të lidhet edhe me uljen e interesave të depozitave. Gjithsesi theksojnë ata, aksioni për formalizimin e biznesit pritet të shoqërohet me rënie të parasë jashtë bankave.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet