A luftohet informaliteti me gjoba ?

Rritet numri i kuponave, ulen çmimet e kasave. Drejtoria e tatimeve merr vendim për gjoba të reja. Fushata kundër informalitetit vazhdon. A është ky një matës suksesi ?

TIRANE - Si fillim, nëse nuk e mbyllni kasën çdo ditë, merrni gjobë. Ky është urdhri i fundit i Drejtorisë tatimore në Tiranë: "të gjitha bizneset që kanë instaluar kasën fiskale, në fund të çdo ditë pune duhet të raportojnë bilancin e tyre pranë Drejtorisë së përgjithshme të tatimeve". Bizneset kanë afat deri në mesnatë për të bërë mbylljen e kasës. Kjo e fundit dërgon automatikisht të dhënat e biznesit në serverin qëndror të Drejtorisë tatimore. Raportimi është i vlefshëm deri në mesnatë, pas kësaj, bizneset gjobiten nga 10 - 50 mijë Lekë. Raportimi ditor vlen dhe për të kuptuar, sipas tatimeve, efiçensën që ka patur fushata kundër informalitetit në terren me grupe pune që raportojnë çdo javë në drejtoritë e tyre.

Biznesmenët refuzuan kasat, për shkak të çmimit: Çmimi i lartë i kasave në treg ishte protesta që biznesmenët i paraqitën dje Ramës në Lezhë, ku kryeministri u ndal për të shkrirë strukturat e PSsë dhe për të parë si po shkojnë veprimet kundër informalitetit atje. Një çmim që Rama premton se do të ulet, pas një marëveshjeje që ka bërë Qeveria më bizneset e kasave, që ditët e fundit po lulëzojnë nga shitjet. Nga 330 Euro, çmimi do të ulet në 270, premton Rama, e së bashku me çmimin e blerjes dhe mirëmbajtja e kasave. Kjo realisht ka ndodhur, por terreni shqiptar është vështirë të ambjentohet me idenë e rregullit.

Marëveshja e fshehta, biznes - inspektor: Fushata kundër informalitetit, ka joshur sidomos inspektorët që u duhet t'u vënë bizneseve gjoba tejet të larta për parregullsi. Kjo u jep më shumë pushtet nga çfarë duhet të kenë dhe si në çdo rast, problemi që lidhet me pushtetin është menaxhimi i tij. Biznesmenët tentojnë të paguajnë më pak inspektorin, që të mos marrin maksi - gjobat dhe kjo gjë favorizohet sidomos në qytetet e vogla, ku njihen të gjithë dhe marëveshja lidhet më kollaj . Dhe pse Qeveria nuk ka ndërmend të kthehet pas në rrugë, këto lloj marëveshjesh janë tejet të vështira për t'u identifikuar. Në fakt jo rrallë herë, vetë kontrollorët bien dakord më bizneset për oraret e kontrolleve për të evituar gjobat, kjo sigurisht në këmbim të një shume parash që është më pak nga ajo që bizneset do të paguanin për gjobat. Ja pse krijohen klane që në disa raste janë zbuluar nga policia, siç ishte operacioni i policisë në Shkodër më datë 16 Korrik të këtij viti ku u arrestuan nëntë specialistë të tatimeve. Vetëm dje janë arrestuar dy berberë në Tiranë, Taulant Hasanaj 29 dhe Indrit Lluka 33 vjeç. Punonin pa liçensë dhe kishin kundërshtuar punonjësen e tatimeve. Kontrolle janë ushtruar dhe në autostradën Tiranë - Durrës po ashtu.

Falë operacionit kundër informalitetit në vend, nga data 1 deri më datë 6 Shtator 2015, në krahasim më të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kuponët kanë shkuar nga 3,9 milionë në 6,2 milionë. Shteti merr më shumë para, bizneset raportojnë, ose mbyllin. Shumë kanë ulur qepanat, të tjerë mbijetojnë dhe ankohen, por pyetja do të ishte: çfarë do të ndodhë kur numri i të papunëve në vend të rritet ? A do të jetë në gjendje qeveria, t'a menaxhojë postsukesin e luftës kundër informalitetit në vend ?

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

4 Komentet

  1. ia ke fut kot  e Premte 11 Shtator, 2015

    ca analize eshte kjo ? qeveria ka rritur te ardhurat fale kesaj fushate ku i ke rastet moj goce hajde fol

  2. emigranti  e Premte 11 Shtator, 2015

    po mire rama si do te rrise numrin e investimeve me inspektore qe vine e vene gjoba ose kerkojne 'gjoba' ? hajde qeveri hajde

  3. ia ke fut kot  e Premte 11 Shtator, 2015

    po ik moj goce se ia paske fut kot

  4. gazatari  e Premte 11 Shtator, 2015

    tamam gjobat e larta vetem sa rrisin korrupsionin e tatimeve ka biznese qe paguajne per te mos marre gjobe se kshu eshte kur gjobat jane me te larta se rryshfeti nuk ka shans te luftohet ne kete forme informaliteti keta vetem sa rrisin pakenaqesine e njerezve dhe shtojne te papunet