Sa është minimumi jetik në Shqipëri ? AP kërkesë ministrisë

Rama kishte kërkuar ngritjen e një grup - pune për studimin dhe përcaktimin e nivelit minimal të standartit të jetesës në Shqipëri

TIRANE - Institucioni i Avokatit të Popullit kërkon nga ministria e Mirëqënies Sociale dhe rinisë informacione për shpalljen e nivelit minimal të standardit të jetesës në Shqipëri. Në Shqipëri nuk ka ende një minimum jetik, të shpallur zyrtarisht, shkruan zyra e shtypit e AP. Si mbijetojnë shumë familje dhe persona, fati i të cilëve varet nga pagesat e ndihmës ekonomike, të paaftësisë ? "Minimumi jetik, nuk është vetëm një tregues që lidhet me nevojat që ka njeriu për të siguruar mbijetesën në kushtet aktuale, por bazuar në të, përcaktohen edhe nivelet e përfitimeve në skemat e mbrojtjes shoqërore, i jemi drejtuar me rekomandimin Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku kemi propozuar ngritjen e një grupi pune për studimin dhe përcaktimin e nivelit minimal të standartit të jetesës në Shqipëri", shkruan komunikata. Kryeministria ka dërguar një shkresë nr. 2386 datë 16.06.2014, ku kërkon ngritjen e një grup pune, me drejtues dhe ekspertë, të cilët pasi të kenë studiuar gjendjen në vend, të japin rekomandime konkrete për mënyrën dhe proçedurat që duhet të ndiqen për të përcaktuar nivelin minimal të standartit të jetesës në Shqipëri shkruan AP që tani kërkon publikisht informacione për këtë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet