Abuzimet në administrata, 720 milionë euro dëm në buxhet

Humbjet në buxhetin e shtetit kanë kapur shifrat prej 720,5 milionë eurove, për shakak të abuzimeve në administratën shtetërorë të periudhës 2014-2016. Ky raport është bërë i ditur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Abuzimet më të shumta janë në fushën e të ardhurave dhe të shpenzimeve. Shkeljet më të mëdha janë në sektorin e riblerjes së pronave, doganave dhe prokurimet. Ndërkohe 83 zyrtarë janë kallëzuar penalisht nga KLSH, për shkak të dëmeve që kanë shkaktuar në buxhet, duke e cuar në 229 numrin e kallëzimeve penale për 5 vitet e fundit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet