Arben Ahmetaj, Ministër i Financave

Ahmetaj flet për Inflacionin, rigjallërim i ekonomisë

Rritja e inflacionit në muajin janar është cilësuar nga ministri i Financave Arben Ahmetaj, si një tjetër shenjë pozitive dhe e fortë e rigjallërimit të ekonomisë. Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, Ahmetaj thotë se niveli i inflacionit prej 2.8 % përbën edhe rritjen më të madhe prej disa muajve. “Rritja e inflacionit në muajin janar të këtij viti me 2.8%, krahasuar me janarin 2016 dhe 1.5% krahasuar me dhjetorin, është një tjetër shenjë pozitive dhe e fortë e rigjallërimit të ekonomisë”, shkruan ai. Ministri komenton se grupi mallra ushqimore dhe pije joalkoolike, kanë dhënë kontributin kryesor në këtë rritje, duke reflektuar sërish vazhdimësinë e rritjes së konsumit. Indeksi i Çmimeve të Konsumit (inflacioni) në muajin janar të këtij viti , llogaritet 2.8 %, bëri të ditur Instituti i Statistikave (INSTAT). Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,5 %. Sipas të dhënave, rritja vjetore e çmimeve në muajin janar është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me + 2,33 pikë përqindje.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet