Ahmetaj nga Kosova: nuk ka rritje taksash për biznesin, vetëm thjeshtim procedurash

Ministri i financave Aben Ahmetaj në një takim me homologun kosovar në Kosovë, është shprehur se paketa e re fiskale me thjeshtimin e procedurave do të jetë gati në shtator dhe se nuk do të ketë më rritje taksash. Me anë të kësaj deklarate Ahmetaj ka kërkuar të sqarojë jo vetëm sipërmarrësit shqiptarë por edhe sipërmarrjen kosovare me rezidencë të përhershme në Shqipëri. Gjatë vizitës në Kosovë, Ministri i financave propozoi që porti i Durrësit të kthehet në një port me procedurë unike për eksportuesit nga Kosova. Sipas tij kjo do të shkurtonte kohën, kostot dhe do të reduktonte procedurat. Ndërkohë përsa i përket shkëmbimeve tregtare me Kosovën, shefi i financave ka kërkuar ofrimin e shërbimit doganor 24 orë, gjë e cila sipas homologut Hoti, ka pasur një impakt shumë pozitiv te bizneset kosovare. Palët gjithashtu ranë dakord edhe për njohjen e reciproke të të gjithqa certifikatave dhe licencave të lëshuara nga autoritetet e shteteve përkatëse.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet