Taksa e biznesit të vogël do të jetë zero (?!)

Ministri i financave, Arben Ahmetaj, në komisionin e ekonomisë bëri të qartë se taksa për biznesin e vogël do të vazhdojë të jetë zero. Ai tha se FMN ka kërkuar me ngulm kthimin e taksës së biznesit të vogël, por kjo kërkesë është kundërshtuar nga qeveria.

“FMN kërkon me ngulm taksën e biznesit të vogel, por kryeministri vazhdon me ngulm të mos e pranojë. Do të vazhdojmë që 99% e TVSHsë të mblidhet nga biznesi i madh. 11 mijë bznese të reja do të përfshihen në skemën e TVSH-së, ndërsa deklarimi 3 mujor do të jetë më i thjeshtëzuar.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet