Ali Baba nuk do të hapë 1 milion vende pune në SHBA

Alibaba, rrjeti gjigant komercial kinez, nuk planifikon të krijojë një milion vende pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu siç themeluesi Jack Ma i kishte premtuar, në janar 2017, presidentit amerikan, Donald Trump. Jack Ma tha se premtimi i tij nuk mund të mbahej për shkak të luftës tarifore SHBA-Kinë. “Premisa ishte ajo e miqësisë mes dy vendeve, por kjo nuk ekziston më dhe premtimi ynë nuk mund të mbahet”, tha ai. Pas takimit të janarit 2017, i cili ndodhi para se Trump të zgjidhej president, ky i fundit kishte deklaruar se “unë dhe Jack do të bëjmë gjëra të mëdha’’.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet